Bashkohu me ne për një eksperiencë unike në Folie Marine Beach Hotel & Club! Në zemër të rivierës shqiptare, të pret një ambient energjik mes natyrës magjike dhe ujërave kristal të pastra.
DETYRAT:
• Ndihmon në përgatitjen e produkteve dhe gatimeve sipas udhëzimeve të chef-it. • Mbështet ekipin e kuzhinës gjatë përgatitjes dhe shërbimit. • Siguron që zona e punës dhe pajisjet e kuzhinës të jenë gjithmonë të pastra dhe të organizuara. • Ndihmon në përgatitjen dhe ruajtjen e produkteve sipas standardeve të kuzhinës. • Respekton rregullat e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
KUALIFIKIMET:
• Eksperiencë e mëparshme në kuzhinë është e preferueshme. • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik. • Vëmendje ndaj pastërtisë dhe organizimit. • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë në kuzhinë.