Bashkohu me ne për një eksperiencë unike në Folie Marine Beach Hotel & Club! Në zemër të rivierës shqiptare, të pret një ambient energjik mes natyrës magjike dhe ujërave kristal të pastra.
DETYRAT:
• Përgatit brumin, salcat dhe përbërësit për pizza sipas standardeve të kuzhinës. • Përgatit dhe pjek pizza në furrë druri, duke siguruar cilësi dhe prezantim të qëndrueshëm. • Menaxhon temperaturën dhe funksionimin e furrës së drurit gjatë gjithë shërbimit. • Organizon dhe menaxhon stacionin e pizzës gjatë shërbimit. • Siguron që zona e punës dhe pajisjet të jenë gjithmonë të pastra dhe të organizuara. • Respekton standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
KUALIFIKIMET:
• Eksperiencë e mëparshme si pizzaiolo, preferohet me furrë druri. • Njohuri të mira të përgatitjes së brumit dhe teknikave tradicionale të pizzës. • Aftësi për të menaxhuar temperaturën dhe pjekjen në furrë druri. • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik. • Njohuri të mira të gjuhës angleze.