Folie marine
KUZHINIER PASTIÇERIE

Përjeto natyrën mahnitëse, ujërat kristal të pastra dhe një verë të paharrueshme në Folie Marine Beach Hotel & Club! Po kërkojmë një Kuzhinier Pastiçerie (sezonal) me pasion për ëmbëlsirat dhe krijimtarinë në kuzhinë! Nëse ke aftësi për të përgatitur dhe dekoruar ëmbëlsira të nivelit të lartë, kjo është mundësia perfekte për ty!

DETYRAT:

• Përgatitja dhe prezantimi i ëmbëlsirave dhe produkteve të pastiçerisë me cilësi të lartë.
• Zhvillimi i recetave të reja dhe krijimi i shijeve unike për klientët tanë.
• Mbikëqyrja e prodhimit të pastiçerisë duke siguruar cilësi të lartë dhe standarde të qëndrueshme.
• Menaxhimi i inventarit dhe përdorimi i përbërësve të freskët dhe cilësorë.
• Trajnimi dhe mbikëqyrja e stafit ndihmës në sektorin e pastiçerisë.

KUALIFIKIMET:

• Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm (minimumi 3 vite).
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
• Aftësi të forta kreative dhe prezantim artistik të ëmbëlsirave.
• Aftësi për të punuar në një ambient kuzhine me ritëm të shpejtë.
• Frymë ekipore, vëmendje ndaj detajeve dhe pasion për artin e pastiçerisë.

APLIKONI KËTU: