Bashkohu me ne për një eksperiencë unike në Folie Marine Beach Hotel & Club! Në zemër të rivierës shqiptare, të pret një ambient energjik mes natyrës magjike dhe ujërave kristal të pastra.
DETYRAT:
• Asiston Chef Ekzekutiv në menaxhimin e përditshëm të kuzhinës. • Siguron përgatitjen dhe prezantimin e ushqimit me standardet më të larta. • Mbikëqyr dhe trajnon stafin e kuzhinës. • Menaxhon inventarin dhe kujdeset për pajisjet e kuzhinës. • Siguron përmbushjen e të gjitha standardeve të sigurisë ushqimore dhe higjienës.
KUALIFIKIMET:
• Eksperiencë e mëparshme si Sous Chef ose në një rol të ngjashëm. • Njohuri të shkëlqyera të teknikave të gatimit dhe menaxhimit të kuzhinës. • Aftësi të mira organizative dhe drejtuese. • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.